Gjykata dënon me 6 muaj burg aktivistin e Vetëvendosjes

Gjykata dënon me 6 muaj burg aktivistin e Vetëvendosjes

Reagimi i VV-së:

Dënimi i aktivistit Zeqiraj është i pabazuar, rrjedhimisht i padrejtë e i papranueshëm. Ai do të vuaj edhe 2 muaj burg për një vepër të cilën nuk e ka kryer asnjëherë, dhe e cila i ngarkohet pa asnjë provë dokumentuese.

Drejtësia e kapur dhe në shërbim të klanit Pronto vazhdon përndjekjen e aktivistëve të pafajshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, gjersa qëndron e heshtur karshi sulmeve kriminale me motive politike nga segmente të pushtetit ndaj aktivistëve tanë. Ky pushtet që po shkon sigurt drejt theqafjes, është i tmerruar jo vetëm nga rënia e tij, por më shumë nga rritja e përkrahjes për VETËVENDOSJE!-n dhe shteti i së drejtës që synohet nga ne, me vendosjen e të cilit kriminelët do ta humbin lirinë. Veprimet e tilla siç është dënimi i padrejtë ndaj Besnik Zeqirajt, do të mbahen mend si padrejtësitë e fundit të këtij regjimi kriminal.

Shpërndaje në: