Gjumi i pasditës i lidhur me diabetin
Personat të cilët rregullisht flenë pas ngrënies së drekës janë më të prirë për të zhvilluar diabetin tip 2, sugjeron studimi i shkencëtarëve britanikë.
Hulumtuesit nga Universiteti i Birminghamit kanë përcjellë afër 16.500 participantë, me ç’rast kanë vërtetuar se ata të cilët flinin pasdite, ishin të rrezikuar për 26% që të sëmuren nga diabeti tip 2.
Këto rezultate shkencëtarët i shpjegojnë me veprimin e disa faktorëve: kohëzgjatja e shkurtë e gjumit të natës, zvogëlimi i aktivitetit trupor, teprica e kilogramëve dhe faktorët gjenetikë.
Gjithashtu, të rriturit që flenë një orë apo më shumë gjatë pasdites, rrisin rrezikun e vdekjes së parakohshme me pothuajse një të tretën.
Rreziqet më të mëdha të këtij fenomeni janë sëmundjet e mushkërive të tilla si bronkit dhe pneumoni, dhe mund të jetë shkak që relaksimi i këtij gjumi shkakton inflamacion në trup.