Gjumi i ndërprerë, ‘vrasës’ i humorit të mirë

Gjumi i ndërprerë influencon negativisht në humorin e njerit. Ai ndikon më shumë se sa mos të fjeturit mjaftueshëm.
Në këtë përfundim kanë arritur mjekët pas një hulumtimi të kryer në Shkollën e Mjekësisë John Hopkins të publikuar në revistën Sleep.
Në studim u morën 62 burra dhe gra, të cilët i ndanë në 3 grupe.
Grpi i parë i nënshtrohej zgjimit të detyruar gjatë gjumit, i dyti kishte tendencën të zgjohej vonë, ndërsa i treti flinte në mënyrë të pandërprerë.
Studiuesit analizuan gjëndjen shpirtërore të pjesëmarrësve gjatë tre ditëve. Pas natës së parë, grupi që zgjohej rregullisht i reduktohej humori me 31%.
Sipas studiesve, gjendja përkeqësohej tek njerëzit që i nënshtroheshin gjumit të thellë./oranews/