Gjuajtja e lirë më e mirë ndonjëherë? Ibrahimovic lëshonte predhën 109 km/h – reagimi epik i Mutu

Gjuajtja e lirë më e mirë ndonjëherë? Ibrahimovic lëshonte predhën 109 km/h – reagimi epik i Mutu

Kur flasim për gjuajtjet e lira në futboll, Andrea Pirlo, Del Piero, Juninho, Beckham e Ronaldinho janë disa nga emrat që na vijnë në mendje.

Të gjithë të përmendurit kishin mënyra të veçanta ekzekutimi, por ka edhe nga ata që kanë gjuajtur fort, si Roberto Carlos, por edhe Zlatan Ibrahimovic.

Ky i fundit, sa ishte pjesë e skuadrës së Inter në vitin 2009, realizonte një prej gjuajtjeve të lira më të mira ndonjëherë, shkruan Periskopi.

Ishte minuta e fundit e ndeshjes kundër Fiorentinës, me Interin tashmë një gol epërsi, kur Ibra vendosi të godiste me aq sa kishte forcë, nga rreth 32 metra distancë.

Rezultati? Topi përplasi shtyllën e epërme dhe përfundoi në rrjetë. Spektakël i vërtetë. Adrian Mutu nuk kishte se si të reagonte veç se ta përgëzonte Ibran.

Shikoni videon më poshtë. /Periskopi/

Shpërndaje në: