Gjuajtja e lirë e Juninhos kundër Bayernit ishte aq e mirë, saqë e bëri Oliver Khanin ta godiste shtyllën me kokë
Juninho Pernambucano gjërësisht konsiderohet si gjuajtësi i ndërprerjeve më i miri në histori.
Ish-ylli i Lyonit ishte absolutisht vrasës nga ndërprerjet përgjatë karrierës së tij si futbollist, transmeton Periskopi.
Juninho shënoi plot 77 gola nga gjuajtjet e lira, që është më shumë se çdo futbollist tjetër në histori.
Disa prej golave më të mirë të Juninhos erdhën në Champions League sa ishte pjesë e Lyonit dhe ndoshta më i miri nga ta është kundër Bayern Munichut më 2003.
Ajo që e bëri golin nga distanca edhe më të mirë është fakti se Oliver Kahn mbrojti mes shtyllave, me gjermanin që konsiderohej si portieri më i mirë në botë atë kohë.
Pavarësisht kualitetit të tij të padiskutueshëm, Kahn nuk pati asnjë shans të priste gjuajtjen e fuqishme të Juninhos.
Hedhja e gjermanit nuk vlejti për asgjë, teksa krejt çka arriti të bëjë është ta godiste shtyllën me kokë.
Shikoni edhe vetë. /Periskopi.com/