Gjoshi i PDK-së tallet me VV-në e LDK-në: Në QNR po shtyhen se cila ka “ekspertët më të fortë zgjedhor”

Sekretari i PDK-së, Betim Gjoshi, është tallur me LVV-në dhe LDK-në, zyrtarët e të cilave janë përplasur kohëve për numërim të fletëvotimeve në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se këto dy parti po shtyhen për ekspertë zgjedhor.
“VV dhe LDK janë duke u shtyrë në QNR për të treguar se cila ka “ekspertët më të fortë zgjedhor””, ka shkruar Gjoshi.