Gjoks i varur? Mjeku zbulon fajtorin ku askush nuk dyshon
Nëse gjoksi i femrës është i varur, ka një fajtor ku askush nuk dyshon. Profesori francez Jean-Denis Rouillon, i Centre Hospitalier Universitaire të Besancon, thotë se reçipetat kanë një efekt kundërveprues, pasi nuk i lejojnë muskujt e gjoksit që të punojnë rregullisht, duke e çuar gjoksin drejt varjes.
Por ky konstatim i profesorit francez hidhet poshtë nga kirurgu plastik italian, Carlo Magliocca. Ai thotë se ky studim francez, duhet parë me shumë kujdes, duke evidentuar faktin se bazohet në 330 gra me moshë nga 15 deri në 35 vjeçe, të cilat janë monitoruar për 15 vite.
Sipas Magliocca, reçipetat janë një veshje e cila konsiderohet thelbësore nga femrat dhe sidomos për ato me gjinj të vegjël.
“Para se të nxirren këto konkluzione apo lidhja me tumore të ndryshme, duhen bërë studime të thelluara shkencore”, shprehet mjeku italian, shkruan noa.al.
Po ashtu ai e këshillon mbajtjen e reçipetave gjatë stërvitjes, për shkak se frenon rënien, por edhe sepse gjatë aktivitetit fizik mund të pësohen lëndime.