Gjobitet me 400 euro shoferi në viti, voziti 122 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë ishte 40 km/h
Një shofer në Viti është gjobitur me 400 euro, masë ndalimi prej 9 mujash dhe 4 pikë negative.
Ai ka tejkaluar shpejtësinë derisa në zonën ku kufizimi i shpejtësisë ishte 4 km/h ai ka vozitur 122 km/h.
“Njësiti policor i Stacionit Policor në Viti ka shqiptuar gjobën në vlerë prej katërqind (400) euro, katër (4) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej nëntë (9) muaj ndaj kundërvajtësit i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë me shenjë të trafikut është 40 km/h është hasur duke vozitur 122 km/h.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë stacionin më të afërt të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001.”