Gjobiten Ballkani dhe Llapi, dënohet me dy ndeshje Armend Dallku
Komisioni Disiplinor i shkallës së parë i Federatës së Futbollit të Kosovës i ka marrë vendimet pasi i shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave.
Me këtë rast, theks i veçantë iu kushtua ndeshjet problematike mes Llapit dhe Ballkanit.
Kjo ndeshje, e vlefshme për xhiron e 25-të të Superligës së futbollit u mbyll në mënyrë të turpshme pasi tifozët e dy klubeve patën përplasje mes vete, ndërsa pati të lënduar dhe të arrestuar, shkruan “Gazeta Express”.
Llapi, si organizator i lojës, për lëshimet që u konstatuan, u gjobit me 1000 euro.
“FC ”Llapi”. Lëshim në organizimin e ndeshjes. Pas shënimit të golit në min 5 -të, tifozët vendas të FC ”Llapi” hudhin mjete piroteknike në fushën e lojës, ndërkaq pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes, derisa lojtarët dhe stafi teknik i FC ”Ballkani” po shkonin në zhveshtore, tifozët e FC ”Llapi” hudhin 5-6 shkrepsa në drejtim të tyre por pa e qëlluar askënd. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Llapi- Ballkani. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 .2 / A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 1000 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1)”, shkruan në vendimin e Komisionit Disiplinor.
Kurse, Ballkani do ta paguajë shumë më shtrenjtë pasi tifozët e tij i demoluan karriget e tribunave.
Për këtë arsye, kampioni aktual i Kosovës duhet t’i paguajë krejt dëmet që tifozët i shkaktuan në stadiumin “Zahir Pajaziti” dhe në qytetin e Podujevës.
“FC ”Ballkani”. Pas shënimit të golit në min 54, tifozët mysafirë të FC ”Ballkani” hudhin mjete piroteknike në fushën e lojës, ndërkaq pas përfundimit të ndeshjes, tifozët e FC”Ballkani” demolojnë dhe dëmtojnë më shumë se 150 ulëse dhe të njejtat i hudhin në drejtim të shikuesëve të FC ”Llapi” dhe jashtë stadiumit në rrugë, me ç`rast lëndohet një zyrtar policor në detyrë (në rroba civile) dhe dëmtohen kombi i VAR-it dhe kombi i transmetuesit të Art motion. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Llapi-Ballkani dhe xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 .2 / A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 1000 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1)”, shkruan tutje në vendim.
“II. FC “Ballkani“, për dëmet e shkaktuara nga ana e tifozërisë “Xhebrailat“ (demolimi 150 ulëse si dhe kombi i VAR-it dhe kombi ART Motion). Në ndeshjen kampionale Llapi-Ballkani zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti“ në Podujevë dt. 12.03.2023 (sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes si dhe xhirimeve televizive). Bazuar në nenin 53 komisioni njerr këtë VENDIM. – Pagesa e dëmit të shktatuar në lartësi të shumës të përcaktuar nga organi kompetent të prezentuara nga FC “Llapi” (shuma e paraparë e pagesës e shënuar në fatura së bashku me vendim i dërgohet e FC “ Ballkani”. Afati i pagesës në bazë të dispozitave dhe akteve normative të FFK-së, Rregullorja disiplinore”.
E në ndërkohë, trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku u dënua me dy ndeshje mos-ushtrim të detyrës zyrtare pasi e ofendoi pa ndërperërë gjyqtarin, me ç’rast edhe u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen me Trepçën ’89.
Ndërkaq, trajnerit të Ballkanit, Ilir Daja iu shqiptua masa disiplinore “Qortim” për shkak të prononcimit për media pas lojës, kur e akuzoi gjyqtarin kryesor për akordimin e penalltisë për ekipin kundërshtar, duke konsideruar se nuk kishte penallti në atë rast dhe për akuzat ndaj FFK-së për tretman të pabarabartë.
Portieri i FC Prishtinës, Ardit Nika u dënua me dy ndeshje moslojë për ndërhyrjen e ashpër jashtë zonës së rreptësisë si lojtar i fundit në ndeshje me Drenicën, kur edhe u ndëshkua me karton të kuq.
Gjithashtu, Komisioni Disiplinor bëri hapje të procedurës për klubin e futbollit Gjilani për lëshim në organizim të ndeshjes me Llapin.
Kjo pasi, pas përfundimit të ndeshjes, disa persona (shikues) të paautorizuar hynë në fushën e lojës, e ofenduan rëndë dhe tentuan ta sulmonin gjyqtarin kryesor të ndeshjes, shkruan “Gazeta Express”.
Edhe në parkingun e stadiumit, derisa gjyqtarët kanë shkuar tek vetura, prapë disa persona e ofenduan rëndë gjyqtarin kryesor dhe u munduan ta sulmonin fizikisht në prezencë të zyrtarëve policorë.
Me këtë rast, kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesit për siguri të klubit gjilanas.
Deklaratë shtesë kërkohet edhe nga drejtori sportiv i Gjilanit, Sevdail Robelli pasi, pas përfundimit të lojës hyri në fushë dhe e ofendoi rëndë gjyqtarin kryesor.