Gjithë rreziqet që vijnë nga seksi anal
Nuk kemi për qëllim t’ju panikosim dhe as t’ju stepim për të eksperimentuar në diçka të tillë. Thjesht,duam t’ju informojmë dhe ku ka më mirë se të dish?!
Padyshim që seksi anal është kënaqësi më vete, por si çdo gjë tjetër mbart rrezikun e vet. Ç’duhet të bëni për t’i parandaluar ato?
1. Përdorni mbrojtje
Përdorimi i një prezervativi është gjëja më e zgjuar që mund të bëni, sepse të çarat e vogla që mund të krijohen nga penetrimi anal mund t’ju vendosin të dyve në rrezik të SST, HIV dhe HPV.
2. Përdorni lodra
Muskujt e ngushtë mund të shkaktojnë dhimbje dhe siklet, veçanërisht nëse jeni i ri në këtë punën e seksit anal. Stimulimi i dyanshëm mund të jetë efektiv për të relaksuar muskujt, ndaj mos kini frikë të përdorni gishtat apo lodra seksi.
3. Lubrifikimi është shumë i rëndësishëm
Si në të gjithë seksin, por është veçanërisht i rëndësishëm gjatë seksit anal. Ndryshe nga vagina, anusi nuk lubrifikohet vetë, ndaj është e rëndësishme të përdorni një lubrifikant të mirë. Tregohuni të butë dhe të ngadaltë për të shmangur dëmet në sfinkterin anal, që mund të dobësohet nga seksi i vazhdueshëm anal, mbi të gjitha kur nuk është përdorur lubrifikimi i përshtatshëm. Në raste të rralla, zorra mund të lëndohet, ndaj tregohuni të kujdesshëm dhe lubrifikohuni!