Gjithë arsyet pse sonte (dhe çdo natë tjetër) duhet të flini me një jastëk mes këmbëve
Zakonsht, mendohet se ne kemi nevojë për jastëkë vetëm për të mbështetur kokën, por në fakt, nuk është vetëm ky funksioni i tyre.
Fjetja me një jastëk mes këmbëve mund ta ndihmojë trupin tuaj në disa mënyra dhe mund t’ju ndihmojë të flini më mirë.
#1 – Përmirëson qarkullimin e gjakut
Vendosja e një jastëku midis këmbëve ose ngritja e tyre mbi një apo disa jastëkë, ndihmon në lehtësimin e qarkullimit të gjakut në trupin tuaj.
Ky veprim heq presionin nga venat tuaja dhe lehtëson qarkullimin e gjakut, duke ndihmuar organet të funksionojnë siç duhet dhe madje duke forcuar sistemin tuaj imunitar.
Mund t-ju ndihmojë gjithashtu të lehtësoni dhimbjet e venave me variçe (venat varikoze).
#2 – Parandalon gërhitjen
Sipas ekspertëve, gjumi në anën tuaj të majtë është pozicioni më i mirë për ju, nëse vuani nga gërhitja, por, meqënëse fjetja vetëm në njërën anë mund të ushtrojë presion në shpinë dhe në ijë, rekomandohet të vendosni një jastëk midis këmbëve në mënyrë që të relaksoheni.
#3 – Ndihmon në zvogëlimin e stresit në gjunjë
Nëse dhimbja e gjurit, shpesh ju mban zgjuar natën, mbase është koha të filloni të flini me një jastëk midis këmbëve.
Kjo do ju ndihmojë të relaksoheni dhe mund t’ju lehtësojë dhimbjen.
Nëse flini në shpinë, vendoseni jastëkun poshtë gjunjëve, ose nëse flini në krah, provoni ta vendosni midis gjunjëve.
#4 – Ju ndihmon të ruani pozicionin e duhur të gjumit
Fjetja në “pozicione të këqija” i bën më shumë dëm trupit tonë nga sa kuptojmë dhe mund të jetë arsyeja pse kemi dhimbje shpine.
Fjetja me një jastëk midis këmbëve zvogëlon presionin në pjesën e poshtme të shpinës. Nëse flini në shpinë, mbajtja e një jastëku të vogël poshtë shtyllës kurrizore mund t’ju ndihmojë gjithashtu të mbani trupin tuaj të vendosur në një qëndrim më të mirë.