Gjithë arsyet për të mos e prekur me duar fytyrën

Gjithë arsyet për të mos e prekur me duar fytyrën

Gjatë gjithë ditës prekim kompjuterin, dorezat e dyerve, butonat e ashensorëve (që i prekin të gjithë), timonin e makinës, celularin e shumë sende të tjera që përmbajnë mikrobe dhe menjëherë pas kësaj prekim fytyrën!

Në mënyrë të pandërgjegjshme ose jo kjo nuk ka rëndësi sepse duhet të ndaloni së bëri këtë gjë! Dermatologët japin disa fakte të frikshme se çfarë dëmesh sjell prekja e fytyrës.

1. Prekja sjell acarim.

Kur prekni fytyrën ekziston një tendencë për të ekzaminuar sipërfaqen e saj për parregullsi e më vonë një detyrim të pandërgjegjshëm për tu marrë me cdo gjë të padëshirueshme që mund të gjejmë. Ndërkohë dermatologët rekomandojnë që nuk duhet të ngacmojmë asnjë nga ato surprizat e pakëndshme që na dalin në fytyrë. Nga prekja apo ngacmimi ju keni një risk më të lartë për t’i përkeqësuar ato. Madje mund edhe të shkaktoni akne më të mëdha apo dëmtime që do të ngelen shenjë për gjithë jetën.

2. Mund të shkaktojë përkeqësim të akneve.

Njerëzit prekin fytyrën mesatarisht 3.6 herë në orë. Duart tona bien në kontakt me miliona mikrobe nga smartphonët, dorezat e dyerve, lidhëset e këpucëve e sende të tjera.

Mos i lini mikrobet të arrijnë deri tek fytyra juaj mbasi mund të shkaktojnë një shtim alarmant të akneve.

3. Mund të prekeni nga gripi.

Një nga mënyrat e parandalimit të prekjes nga ndonjë virus, si përshëmbull gripi është të mos prekim fytyrën. Duart tuaja mund të jenë të mbushura me këto viruse, por për sa kohë nuk prekni sytë, hundën dhe buzët jeni të sigurt sepse nuk po e kaloni virusin në organizmin tuaj.

4. Humbasim shumë kohë duke u fiksuar.

Femrat harxhojnë shumë kohë para pasqyrës duke ekzaminuar çdo milimetër të fytyrës. Këtu fillon fiksimi për të prekur, ngacmuar, irrituar dhe dëmtuar fytyrën. Përpiquni të shmangni rutinat e gjata në tualet dhe mundohuni të rrini në banjë apo para pasqyrës për sa më pak kohë të jetë e mundur. Kjo jo vetëm që do t’ju kursejë kohë, por gjithashtu do t’ju dhurojë një lëkurë më të pastër.

Burimi: Elle

Shpërndaje në: