Gjithë arsyet e mundshme pse po shihni thinja në flokë, edhe pse në moshë të re
Thinjat janë një gjë e zakonshme, edhe nëse jeni në lule të rinisë. Kjo, për një sërë arsyesh që vijojnë si më poshtë:
#1 – Ju mund të keni një mungesë të vitaminës B12
Sipas ekspertëve, një mungesë e vitaminës B12 është shkaku më i zakonshëm i thinjave të hershme. Kjo mungesë mund të çojë edhe në rrallim dhe humbje të flokëve.
Për të shmangur këtë, sigurohuni që të përfshini ushqime si vezë, mish, ton dhe salmon në dietën tuaj. Ju gjithashtu mund të konsumoni B12 si suplement shtesë.
#2 – Mund të jetë një problem me tiroidet
Problemet tuaja shëndetësore me tiroidet mund të ndikojnë drejtpërdrejt në gjëndrat e flokëve, sipas hulumtimeve. Nëse po përjetoni thinja në moshë të re, flokë shumë të brishtë ose më të yndyrshëm se zakonisht, një arsye mund të jenë tiroidet.
#3 – Nuk hani shëndetshëm
Mungesa e një diete të shëndetshme mund të kontribuojë në shfaqjen e thinjave në moshë të re.
Studime të ndryshme të bëra në lidhje me këtë çështje kanë zbuluar se ferritina, kalciumi, vitamina D-3, bakri, zinku dhe hekuri mund t’i mbajnë flokët tuaj të shëndetshëm.
#4 – Shqetësoheni dhe stresoheni vazhdimisht
Thinjat në një moshë të re, sipas ekspertëve, janë të lidhura edhe me stresin.
Të qenit i stresuar ndikon në qelizat staminale që janë përgjegjëse për rigjenerimin e flokëve tuaj, duke çuar në thinja, para se të jetë koha e duhur.
#5 – Është gjenetike
Ju mund ta keni trashëguar këtë cilësi nga prindërit ose gjyshërit tuaj.
Sipas dermatologëve, gjenetika jonë luan një rol të madh në përcaktimin se kur fillojnë thinjat. Nëse dikush në pemën tuaj familjare ka patur thinja në moshë të re, kjo mund të ndodhë edhe me ju.
#6 – Përdorni produkte për flokë me kimikate dhe ngjyrues të dëmshëm
Nga shampo në bojën e flokëve, një pjesë e mirë e produkteve për flokët mund të sjellin thinja. Kimikatet e dëmshme të pranishme në to ulin nivelin e melaninës, duke bërë që flokët tuaj të humbin ngjyrën natyrale.
Çfarë mund të bëni për t’i parandaluar:
E vërteta është se thinjat nuk mund të zhduken përgjithnjë. Sidoqoftë, ka disa masa që mund të merrni për të parandaluar thinjat e rradhës:
– Mbroni flokët nga dëmtimi i diellit.
– Shmangni pajisjet që thajnë ose krehin flokët me nxehtësi.
– Masazhoni flokët me vajra ushqyes.
– Përfshini lakër, bajame, lëng karrote, brokoli etj në dietën tuaj.