Gjithçka që duhet të dini për demiseksualitetin
Ndoshta jeni familjarë me termin “aseksual”, por mund të keni dëgjuar rrallë të flitet për “demiseksualitetin”.
Çfarë është demiseksualiteti?
Nëse njerëzit që nuk ndjejnë/kanë tërheqje seksuale quhen aseksualë, diseksualiteti nënkupton- tërheqje seksuale vetëm pasi ka një lidhje emocionale shumë të fortë me personin tjetër.
Demiseksualët, futen në kategorinë e njerëzve aseksualë që ndonjëherë tërhiqen seksualisht pas dikujt, vetëm nëse kanë lidhje shpirtërore.
Ata e shohin seksin shumë më tepër sesa thjesht një ndjesi seksuale. Me të drejtë do të thoni: “Unë tërhiqem seksualisht vetëm pasi e kam njohur dikë shumë mirë, a jam demiseksual?”
Përgjigja është: Varet!
Vetëm ti e di më mirë sesi të identifikohesh, pro mos harroni që demiseksualët nuk ndjejnë asnjë dëshirë për seks pa e njohur shumë mirë partnerin dhe pa patur lidhje emocionale me të.
Njësoj si aseksualët edhe ata përballen me gjykimin dhe stigmën vetëm sepse seksi nuk është një faktor thelbësor në marrëdhëniet e tyre.
Burimi: BuzzFeed