Gjithçka në terezi – Koeman iu jep pesë ditë pushim lojtarëve të Barcelonës

Gjithçka në terezi – Koeman iu jep pesë ditë pushim lojtarëve të Barcelonës

Ashtu sikur të gjitha punët të ishin në terezi, Ronald Koeman ka vendosur t’iu jap pushim lojtarëve të tij.

Barcelona po kalon në një prej krizave më të mëdha viteve të fundit, si në aspektin financiar, ashtu edhe në rezultate.

Përkundër rezultateve të dobëta të regjistruara së fundmi, Ronald Koeman nuk e ka parë të arsyeshme të punojë më intensivisht me lojtarët, përcjell Periskopi. Përkundrazi, ai ka bërë të kundërtën.

Trajneri holandez iu ka dhënë pesë ditë pushim lojtarëve të tij, gjatë kohës kur një pjesë e tyre janë me kombëtaret.

Njësoj ka vepruar edhe trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, i cili pas ndeshjes me Espanyol iu dha lojtarëve 94 orë pushim. /Periskopi/

Shpërndaje në: