Gjithçka gati për përballjen Kosovë-Islandë, në zhveshtore renditen fanellat e lojtarëve (VIDEO)

Pak orë na ndajnë nga starti i ndeshjes mes Kosovës dhe Islandës në Ligën e Kombeve.
Dardanët janë nikoqirë të islandezëve për takimin që luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 20:45.
Tashmë është gjithçka gati që kjo ndeshje të fillojë, ndërsa Kosova ka përballë një kundërshtar aspak të lehtë.
Në zhveshtoren e tanëve janë renditur të gjitha fanellat e lojtarëve që do të jenë në dispozicion të përzgjedhësit Franco Foda.
Kosova do t’i luajë dy ndeshje ndaj Islandës, pasi është play-off-i për të kaluar në Ligën B apo qëndrimi në Ligën C.
Ndeshja e dytë do të luhet në Islandë, të dielën më 23 mars. /Telegrafi//PERISKOPI/
Pesë sfidat e fundit të Kosovës dhe Islandës, “Dardanët” me super seri