Gjitha modelet e reja të telefonave nga Lenovo do të quhen Moto?

Gjitha modelet e reja të telefonave nga Lenovo do të quhen Moto?

Por sipas një raporti të pakonfirmuar sot, Lenovo mund të jetë gati për të përdor emrin e marrë si pjesë e marrëveshjes për ta vënë më shumë në përdorim.

Raporti pretendon se marka e famshme “Moto” do të vendoset në të gjitha modelet e reja të telefonave nga Lenovo.

Raporti vjen nga Campaign Asia, duke cituar burime të paidentifikuara. Nuk ka detaje të tjera se kur do të ndodhë pikërisht ky ndryshim. Por duhet thënë se ky raport është i pakonfirmuar, kështuqë duhet  marrë me një farë skepticizmi.

Megjithatë, e vërteta është se marka Moto për telefonat mobil është më e njohur në të gjithë botën në krahasim me Lenovo, kështu që do të kishte kuptim ky lloj ndryshimi që thuhet se është në proces.

Shpërndaje në: