Gjini për rritjen e çmimit të energjisë: Njerëzit që i kanë ndërru çmimet janë të intervistuar dhe emëruar prej Albin Kurtit

Gjini për rritjen e çmimit të energjisë: Njerëzit që i kanë ndërru çmimet janë të intervistuar dhe emëruar prej Albin Kurtit

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini ka folur për rritjen e çmimit të rrymës, ku në detaje ka treguar se si shkon krejt ky proces.

Gjini në emisionin Pressing në T7 ka treguar se çmimet janë rritur nga ZRrE’ja, që emërohet drejtpërdrejt nga Qeveria e Kosovës.

“KEDS’i që është ndërmarrje private, dhe KESCO që janë si motra. Kanë kontratë për me ble energji elektrike prej KEK’ut që është ndërmarrje publike e Kosovës, me 35 euro megavatin. Këta e kanë marrë një tarifë, kur është ble energjia elektrike edhe me 400 euro megavatin, u ble jashtë në Berzh. Por mashtrimi u kon, sa për qind e energjisë që e shfrytëzojmë na në Kosovë e kemi ble, a e kemi ble krejt me 400 euro megavatin, apo 85 për qind të nevojave tona I ka përmbush KEK’u me 35 euro megavatin. Neve na është rrit çmimi i rrymës nëse e kalon bllok tarifën, e që nuk ka shanc dikush në dimër mos me kalu bllok tarifën”.

Ai thotë njerëzit që i kanë rritur këto çmime janë të emëruar dhe intervistuar nga Albin Kurti.

“Energjia që na populli i Kosovës ia shet 35 euro, përveti e blen 130 euro e përmi, mallin tonë. Po ju lutna qytetarëve të Kosovës me kuptu, kush e ka bë këtë? E ka bo ZRRE’ja, ajo emërohet prej qeverisë së Kosovës drejtpërdrejt. Dmth njerëzit që i kanë vnu këto çmime janë të emëruar dhe intervistuar nga Albin Kurti.

Qeto e ka bo Albin Kurti, qysh na mashtrojnë neve, na thojnë ka hyp çmimi në Berzh. I kanë thon qytetarit të Kosovë snuk kemi qare pa e rrit çmimin e energjisë se jemi tu e ble 400 euro se u rrit çmimi, po as 20 për qind brenda vitit nuk kanë qenë tu e ble at 400’shin”, shtoi Gjini.

Shpërndaje në: