Gjimshiti u operua sot, ja kur do të kthehet në fushën e blertë
Mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti, pësoi një lëndim të rëndë në ndeshjen ndaj Hungarisë.
Gjimshiti duhej t’i nënshtrohej operimit për ta tejkaluar këtë lëndim dhe këtë gjë e ka bërë sot, përcjell Periskopi.
Mediet italiane shkruajnë se lojtari i Atalanta pritet të kthehet në një periudhë brenda 30 ditëve.
Mbrojtësi shqiptar ka pësuar një frakturë në parakrah. /Periskopi/