Gjimshiti: Faleminderit të gjithëve, të rinjtë janë e ardhmja
Shqipëria e mbylli Kampionatin Evropian pas humbjes 1:0 ndaj Spanjës, duke e mbyllur grupin në vendin e fundit.
Berat Gjimshiti, kapiteni i ekipit kombëtar të Shqipërisë, pas humbjes 1-0 ndaj Spanjës, që solli fundin e rrugëtimit të kuqezinjve në Euro 2024:
”E filloj nga ekip, stafi, të gjithë që kanë qenë të pranishëm. Jam i lumtur për të gjithë ekipin për performancat që kemi treguar në fushë, jo shumë për ndeshjen e parë, ku u emocionuam.
Falënderoj gjithë tifozët që na kanë përkrahur dhe mbështetur kaq shumë në çdo ndeshje.
Kemi bërë gabime, por është një eksperiencë e madhe për ne. Për të gjithë që bënë Europianin e parë, siç jam edhe unë.
Të rinjtë do të mësojnë dhe do të përmirësohen shumë”, deklaroi qendërmbrojtësi kuqezi.