Gjimnastika, sporti që ironikisht në Kosovë nuk e ka statusin që do të duhej ta kishte – njihuni me gjimnastët ferizajas

Gjimnastika, sporti që ironikisht në Kosovë nuk e ka statusin që do të duhej ta kishte – njihuni me gjimnastët ferizajas

Gjimnastika është  sporti që ironikisht në vendin tonë nuk e ka statusin që do të duhej ta kishte.

Gjimnastika është një sport që përfshin kryerjen e ushtrimeve te cilat përveç aftësive fizike si; lakueshmëria, shkathtësia dhe koordinimi, inkorporon domosdosmërisht edhe potencialin psiko-mendor.

Gjimnastika artistike është më së shumti e njohur dhe më e popullarizuara nga sportet gjimnastike të udhëhequra nga Federata Ndërkombëtare e Gjimnastikës.

Rëndësia e gjimnastikës është shumë e madhe, mirëpo në Kosovë nuk është interesimi i madh për këtë sport me vlera të mëdha.

Lidhur me rëndësinë dhe interesimin e Kosovarëve për Gjimnastikën, në një prononcim për Periskopin, ka folur profesori i Edukatës Fizike, Jetish Hetemi, i cili është udhëheqës i klubit të Gjimnastikës “Ferizaj”.

“Të mirat në sportin e gjimnastikës janë shumë të mëdha. Nëse fillohet herët dhe krijohet shprehia e ushtrimeve edhe trupi fillon të zhvillohet dhe të rritet pa deformitet. Permiresohet gjumi tek fëmijët dhe rritet koncentrimi në shkollë poashtu edhe në shtëpi, lufton dukshëm obezitetin që është ndër problemet më të mëdha të shekullit 21”, shton profesori.

Ndërsa, lidhur me interesimin për gjimnastikë, Hetemi bëri një ndarje mes gjinive, duke thënë se ndonëse është sport për të dyja gjinitë, vajzat janë më të interesuara, dhe për këtë ka një arsye.

May be an image of 2 people, child, people standing and food

“Interesimi për gjimnastikë kohën e fundit është rritur, mirëpo në Republikën e Kosovës është një sport i ri që ka filluar në vitin 2012 të zhvillohet zyrtarisht, ndonëse është sport për të dyja gjinitë, interesim ka më shumë nga vajzat, kjo pasi lidhet me artin e vallëzimit dhe ushtrimeve”.

Gjimnastika është një sport me të cilin mund të merren të gjitha moshat, mirëpo në klubin ‘Ferizaji’ stërvitjet i mbajnë grupmoshat nga 4 vjeç deri në moshën 20 vjeçare.

“Në klubin tonë grupmoshat të cilat stërvitjen janë nga 4 vjeç deri te mosha mbi 20 vjeç, kjo na bën ta kuptojmë se gjimnastika është për të gjithë pa dallim moshe, mirpo sa ma herët që fillohet me stërvitjet me sportin e gjimnastikës aq më mire është per femijet që të arrihet niveli sa më i lartë i ushtrimeve.”

May be an image of 10 people, child, people standing and food

Ndryshe, klubi ‘Ferizaji’ ka marrë pjesë edhe në gara ndërkombëtare, si në Maqedoninë e Veriut e në Slloveni.

Akademia e Gjimnastikës “Ferizaj” zuri vendin e dytë në nivel Kosovës! - 05

Falë punës së palodhshme të trajnerëve, në kuadër të garave të ndryshme të organizuara nga Federata e Gjimnastikës së Kosovës, Klubi “Ferizaji” është shpërblyer çdoherë me çmime dhe medalje të shumta. /Periskopi

 

 

Shpërndaje në: