Gjilani me 10 lojtarë i merr një pikë Prishtinës – Betim Halimi shpëton kryeqytetasit nga humbja
Gjilani dhe Prishtina kanë ndarë pikët në xhiron e 13-të në Superligën e Kosovës.
Skuadra e Gjilanit ka bërë një ndeshje shumë të mirë ndaj Prishtinës dhe mori barazim 1:1, ndonëse luajti me 10 lojtarë nga minuta e 57’, kur edhe ishte në disavantazh, shkruan Periskopi.
Prishtina kalonte në epërsi në minutën e 31’, me anë të Mendurim Hotit, kurse Gjilani mbeti me 10 lojtarë në minutën e 57’, kur Useini u ndëshkua me të kuq.
Megjithatë, skuadra e Ismet Munishit arriti të kthehej në lojë. Në minutën e 67’, Gerhard Progni realizoi për 1:1, pas një penalltie të akorduar në favor të nikoqirëve.
Gjilani mund të përmbyste rezultatin, por Betim Halimi ishte në formë të mirë dhe bëri tru pritje shumë të mira, përfshirë një në minutat e fundit të ndeshjes.
Kësisoj, me këtë barazim, Gjilani shkon në 22 pikë në pozitën e dytë, me dy pikë më pak sesa Ballkani që është skuadër lidere. Prishtina në anën tjetër numëron 17 pikë në pozitën e gjashtë. /Periskopi/