Gjilani jep informacionet në lidhje me gjendjen shëndetësore të trajnerit Ramadani
SC Gjilani ka njoftuar se trajneri Zekirija Ramadani ndodhet në gjendje shumë të mirë shëndetësore.
Ramadani nuk ka mundur të udhëheq ekipin në seancën stërvitore të datës 22 tetor dhe ka munguar në ndeshjen kampionale ndaj Trepça ’89 një ditë më vonë, për shkak të një helmimi, siç është konstatuar nga analizat mjekësore, njofton klubi.
Pas marrjes së terapisë, gjendja e teknikut shkupjan është shumë e mirë dhe nuk ka probleme të tjera.