Gjilani i Munishit mposht Drenicën, këta të fundit ankohen në referim

Gjilani i Munishit mposht Drenicën, këta të fundit ankohen në referim

Gjilani ka fituar me rezultat të ngushtë 2-1 ndaj Drenicës në ndeshjen e vlefshme për javën e dhjetë në BKT Superligën e Kosovës.

“Skifterat” janë treguar të fortë për liderët e deritashëm të kampionatit, Drenicën, duke i mposhtur në takimin e zhvilluar në Gjilan.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat, të cilat nuk është se rrezikuan shumë.

Megjithatë, portat mbeten të paprekura në 45 minutat e parë, shkaku edhe i rasteve të pakta.

Në pjesën e dytë u zhvillua krejtësisht ndeshje tjetër, më e hapur me më shumë raste dhe tri gola të shënuar.

Të parët në epërsi kaluan vendasit me një gol të bukur të Gerhard Prognit (65’), i cili shënoi nga distanca për 1-0.

Progni ishte vendimtar edhe tek goli i dytë, pasi në minutën e 76-të u tregua i saktë nga penalltia për epërsinë 2-0.

Drenica arriti të kthehet në lojë në minutën e 83-të duke shënuar me anë të Baton Zabergjes për 2-1, por ky doli të ishte goli i vetëm i tyre dhe Gjilani në fund iu gëzua fitoren.

Trajneri i Drenicës Tahir Lushtaku është ankuar në referim.

Shpërndaje në: