Gjilani i Munishit fiton spektaklin e shtatë golave, Drita mposht pa probleme Feronikelin
Kanë përfunduar tri ndeshjet e javës së 32-të në futbollin kosovar, të luajtura sot (e shtunë).
Gjilani ka triumfuar kundër Arbërisë disi, teksa në këtë ndeshje u shënuan shtatë gola, me gjilanasit që triumfuan 4-3, shkruan Periskopi.
Për Gjilanin shënuan Musolli 5′, Progni 39′, 83′, Kelmendi 89′, ndërsa për Arbërinë qëlluan cakun Marclei 11′, Kryeziu 20′ dhe Bahtiri 53′.
Pas kësaj fitoreje, Gjilani grumbullon 47 pikë dhe zë vendin e katërt, ndërsa Arbëria është në vendin e parafundit me 33 pikë.
Në përballjen tjetër, Drita ka mposhtur si nikoqire Feronikelin me rezultat 3-1, falë golave nga Alidemaj 15′, Fazliu 49′ dhe Shabani 74′, ndërsa golin e vetëm për mysafirët e shënoi Simnovski 83′.
Trepca 89 barazoi me Besën 1-1, me pejanët që fillimisht kaluan në epërsi përmes Besenit në minutën e 20-të, para se Muja të barazonte në të 64-tën.
Pas këtij barazimi, Trepca 89 grumbullon 36 pikë dhe zë vendin e gjashtë ndërsa Besa është e fundit me vetëm 12 pikë. /Periskopi.com/