Gjilani fiton kundër Ballkanit dhe NUK shpallet kampion vjeshtor – nuk ekziston kampioni vjeshtor
Gjilani e ka mbyllur me fitore fazën e ndeshjeve para pushimit dimëror në Superligën e Kosovës, duke mposhtur Ballkanin 1-0, por nuk është shpallur kampion vjeshtor, me që ra fjala.
Superliga e Kosovës shpallë vetëm një kampion në fund të qershorit dhe nuk ekziston dicka e tillë si ‘kampioni vjeshtor’, as këtu e as asku në botë, shkruan Periskopi.
Sidoqoftë, pak i intereson kjo skuadrës së Ismet Munishit, e cila sigurisht se do të jetë e ngazëllyer që e mbylli këtë periudhë në mënyrën më të mirë të mundshme.
Goli i fitores erdhi në minutën e 75-të kur Gerhard Progni realizoi një super gol.
Kështu, Ismet Munishi me Gjilanin dimëron si kampion me 35 pikë gjithsej, një më shumë se Drita dhe dy më shumë se Ballkani.
Prej fillimit të edicionit, të dyja ekipet garuan për primatin në renditjen tabelare dhe në fund ekipi gjilanas u tregua më i suksesshëm.