Gjilan: Mërgimtari i pabindur s’i dëgjon urdhrat e policit, e godet me veturë dhe ikën
Një polic në Gjilan ka përfunduar me lëndime trupore pasi që është goditur me veturë teksa ishte në biçikletë pasditen e së shtunës.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit ditor, ku thuhet se polici – jashtë orarit – ia kishte tërhequr vërejtjen një personi në veturë me targa të huaja për shkelje të rregullave të komunikacionit.
Siç njofton policia, ai përveç që nuk i është bindur urdhrave të policit e kishte goditur me veturë në biçikletë duke i shkaktuar lëndime këtij të parit.
“Abdulla Tahiri, Gjilan / 10.08.2024-14:30. Viktima mashkull kosovar zyrtar policor ka raportuar se derisa kishte qenë duke lëvizë me biçikletë kishte hasur në një veturë me targa të huaja duke u kthyer – hyrë në një rrugë e cila e ka të ndaluar me u kyqë me shenjë komunikacioni, andaj vozitësit të veturës -të dyshuarit ende të panjohur ju ka prezantuar si person zyrtar dhe tërheqë vërejtjen, por i dyshuari jo vetëm që nuk i bindet urdhrave të zyrtarit policor me veturë e godet zyrtarin policor me gjithë biçikletë dhe largohet nga vendi i ngjarjes. Si pasoj e goditjes zyrtari policor ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.
Policia bën të ditur se rasti po hetohet.