Gjiko i emocionuar pasi u bë baba për herë të dytë: Kush ka vajza, botën ka
Gjiko ka publikuar imazhet e para me vajzën e sapolindur.
Reperi Gjiko dhe moderatorja Elita Rudi dje (3 mars) u bënë prindër për herë të dytë.
Elita solli në jetë një vajzë, të cilës ashtu sikurse djalit, vendosën ta pagëzojnë me një emër të veçantë dhe e quajtën Bota.
I emocionuar që u bë baba sërish, Gjiko postoi imazhet e para krah vajzës dhe gruas, duke treguar se po kujdeset në maksimum për to.
“Kush ka vajza botën ka ❤️?? faleminderit Zotit per Kete dhurate kaq te embel ??”, ka shkruar ai.
Gjiko dhe Elita që në ditën e parë vendosën t’i hapin edhe llogari në Instagram vajzës së sapolindur.
Ndryshe, çifti janë prindër edhe të një djali, i cili quhet Zëri.