Gjigantit anglez i ofrohet mundësia për të nënshkruar me Strakoshën, i cili ka mbetur lojtar i lirë
Thomas Strakosha vazhdon të jetë lojtar i lirë, derisa emri i tij po lidhet me disa klube.
Portieri shqiptar u largua nga Lazio, pasi kontrata e tij i skadoi më 30 qershor të këtij viti.
“Daily Mail” ka raportuar se Manchester Unitedit i është ofruar mundësia për të nënshkruar me Strakoshën.
27-vjeçari thuhet se mund të transferohet në “Old Trafford” si zëvendësues i Dean Hendersonit, i cili i është bashkuar Nottingham Forestit në formë huazimi.
Gardiani i Kombëtares shqiptare më herët ka qenë i lidhur edhe me një kalim te Chelsea dhe Fulhami.
Megjithatë, deri më tani Strakosha nuk ka nënshkruar zyrtarisht me asnjë klub dhe mbetet të shihet se cili do të jetë destinacioni i tij i radhës.