Gjiganti italian kërkon që të nënshkruajë me Alban në afatin e janarit
Juventusi raportohet se ka shprehur interesim për Jordi Alban.
Mbrojtësi spanjoll, i cili ka humbur vendin e titullarit te skuadra e drejtuar nga Xavi, mund të ndërrojë ambient në janar – transmeton Gazeta Express.
“SPORT” ka raportuar se Juventusi ka pyetur te Barcelona për mundësinë e transferimit të Albas në afatin kalimtar të dimrit.
Nuk përjashtohet mundësia edhe për një marrëveshje huazimi, pasi klubi italian thuhet se është i gatshëm për të paguar pagën e 33-vjeçarit.
Në anën tjetër, Barcelona mendohet se është e gatshme të ndajë rrugët me Alban dhe se është e hapur për shitjen ose huazimin e tij.
Ish-futbollisti i Valencias me Barçën ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024.