Gjiganti çek ofron 2.5 milionë euro për shërbimet e Albion Rrahmanit
Forma e lartë që po shfaq këtë edicion në elitën e futbollit rumun sulmuesi kosovar Albion Rrahmani, ka bërë që zërat për largimin e tij nga Rapid Bukureshti të shtohen shumë teksa po i afrohemi hapjes së afatit kalimtar veror.
Në 23 ndeshje të luajtura gjatë këtij sezoni me Rapidin, Rrahmani ka qenë autor i 17 golave të shënuar, teksa ka kontribuar edhe me katër asistime.
Largimin e Rrahmanit në verë nga klubi rumun tashmë një muaj më herët e kishte konfirmuar edhe ish-trajneri i Rapidit, Cristiano Bergodi, i cili kishe thënë se shumë ekipe kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.
Tani, klubi i radhës që po raportohet se ka shprehur interesim për transferimin e 23-vjeçarit është gjiganti çek Sparta Praga.
Sipas asaj që raporton mediumi çek dznes.cz, Sparta do të ishte e gatshme që të ofrojë plotë 2.5 milionë euro për shërbimet e Rrahmanit, por siç shton raporti Rapidi e vlerëson kartonin e tij më shumë.
Nga Rumania kanë raportuar se Rapidi po tenton që të përfitojë të paktën 8.5 milionë euro nga shitja e Rrahmanit, që do ta bënte atë lojtarin më të shtrenjtë në histori të klubit çek.
Kujtojmë se më herët është raportuar se interesim për Rrahmanin kanë shprehur edhe ekipet si Benfica dhe Aston Villa./Telegrafi/