Gjigandi Rolls-Royce raporton humbje miliardëshe në vitin 2016
Krijuesi i motorëve reaktivë ka raportuar një humbje rekorde prej 4.6 miliardë funte gjatë vitit 2016.
Megjithatë një shkurtim i kostos ka bërë që fitimi i kompanisë të jetë më i mirë se sa shumë ekspertë kishin planifikuar.
Rolls-Royce ka pranuar që të paguajë 671 milionë funte për shkak të një dënimi për korrupsion në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA te autoritetet e këtyre vendeve si dhe ka humbur 4.4 miliardë funte nga kontratat që ndërlidhem me monedhën e funtës britanike.