Gjigandi anglez bën prioritet Haalandin

Gjigandi anglez bën prioritet Haalandin

Siç raportohet nga “The Athletic”, kampioni anglez Manchester City ka bërë prioritet kryesor për ta transferuar gjatë verës sulmuesin e Borussia Dortmundit Erling Haaland.

Po ashtu, dy gjigandët spanjoll Real Madridi dhe Barcelona kanë regjistruar interesim serioz në shërbimet e yllit norvegjez, dhe do të jenë në garë gjatë kësaj vere për të siguruar nënshkrimin me sulmuesin 21 vjeçar, përcjell KosovaPress.

Trajneri i Manchester Cityt Pep Guardiola raportohet se është një admirues i flaktë i Haaland, dhe dëshiron që ky i fundit të ndjekë hapat e të atit të tij Alf Hinge dhe të luajë në Premier Ligë.

Që prej transferimit nga RB Salzburgu te Borussia Dortmundi, Erling Haaland ka arritur të bëjë 75 paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar 76 gola dhe 20 asistime mbi emrin e tij.

Shpërndaje në: