Gjidhënëset duhet t’i lyejnë nënsqetullat me sodë buke

Gjidhënëset duhet t’i lyejnë nënsqetullat me sodë buke

Pas lindjes së fëmijës, dhuratë tjetër e çmuar është qumështi i gjirit, asnjë ushqim nuk krahasohet me qumështin e nënës.

 

Gjatë periudhës së gjidhënies, duhet të keni kujdes nga aromat, thotë nutricistja Diola Dosti Baftiu, kjo sipas saj mund të qoj deri tek ndalja e qumështit.

 

Aromat largojnë qumështin, por jo vetëm kaq! Deodorantët e përdorur, kanë përgjithësisht kemikate si petroleum, propylene, glycol, frangrance, alumin etj. Të gjitha këto, i kalojnë bebit tuaj përmes qumështit, sepse çdo gjë që i vendosim lëkurës tonë, për gati 26 sekonda, kalon në qarkullimin e gjakut.
Kjo nuk do të thotë që gjidhënëset duhet ta durojnë aromën e pakëndshme, nga nënsqetullat, por, sipas saj ato mund të përdorin një alternativë tjetër për të larguar djersën dhe aromën e pakëndshme e që është soda e bukës.

 

Si ta përdorni?

Mbusheni një kuti grimi (që nuk e përdorni më) me sodë buke, mund të shtoni pak ujë, dhe sipas nevojës “lyeni” nënsqetullat me të.

Kështu ju nuk do të keni as dëme për bebin tuaj, mirëpo as aromë të pa këndëshme!

 

Shpërndaje në: