Gjestin e turpshëm të vajzave ukrainase te varri i babait, e kishte bërë edhe Megi Pojani te varri i gjyshes
Dy vajza ukrainase janë arrestuar pasi një video e tyre duke kërcyer dhe duke bërë lëvizje provokuese mbi varret e ushtarëve të vdekur u bë virale.
Videoja, e cila u postua fillimisht në Instagram nga një përdorues tregon motrat duke kërcyer mbi varret e ushtarëve të vdekur më 24 gusht, në ditën e Pavarësisë së Ukrainës.
Më vonë, megjithatë, përdoruesi i Instagramit hoqi videon dhe kërkoi falje pasi motrat ishin duke kërcyer mbi varrin e babait të tyre.
Videoja shumë shpejt qarkulloi në rrjetet sociale.
“Në më pak se një orë, oficerët e zbatimit të ligjit kishin gjetur vendndodhjen e motrave dhe i sollën në departamentin e policisë,” tha një deklaratë nga policia e Kievit të premten, duke shtuar se dy motrat rrezikojnë deri në 5 vite burg me akuzën e “përdhosjes së varreve të ushtarëve”.
Më herët edhe Megi Pojani kishte bërë një veprim të ngjashëm te varri i gjyshes.
Modelja kishte deklaruar se ndjen keqardhje për videon.
“I kërkoj ndjesë përulësisht kujtdo që mund të jetë fyer nga veprimi im i pamatur”, kishte deklaruar Megi Pojani.