Gjesti thotë se s’pati asnjë ndjesi kur pa videon e Xhenetës: S’ka pasur mëshirë për mua, nuk e ka ‘hallall’
![Gjesti thotë se s’pati asnjë ndjesi kur pa videon e Xhenetës: S’ka pasur mëshirë për mua, nuk e ka ‘hallall’](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2025/02/Untitled-design-14-572x300.webp)
Gjestit spektaklin e së martës iu lëshua një intervistë e Xheneta Fetahut dhënë për Fan Club.
Ajo ka folur për raportin që kishte me të, zhgënjimin e po ashtu edhe për atë se po e priste jashtë.
Këngëtari pejan u shpreh se ajo ka qenë e pamëshirshme në marrëdhënien me të dhe se e ka lënduar shumë.
“A të bëri ndonjë ndjesi që e pe?”, iu drejtua Loredana Brati pas mbrëmjes së djeshme.
“Jo, çfarë kam përjetuar unë aty shuj tmerr. Nuk ka ndjesi, kam parë gjëra që është dashur t’i shoh, kam parë gjëra shumë të ulëta. Nuk ka pasur kush mëshirë aty për mua, nuk po mund të t’i sqaroj disa gjëra. Kur të dalësh jashtë e kupton vet”, u shpreh Gjesti.
Banori nga Kosova në vazhdim tha: “Kurrfarë ndjesie, thjesht figurë. Hiç. Pse ka ndodhur kjo. Ajo po vazhdon tjera gjëra. Ishalla është e lumtur, Zoti ia bie atë që e do dhe e meriton. Për mua është në rregull, thjesht gjëra që kanë ndodhur aty brenda, lotët e mi, paranojat e si lloj depresioni që e kam pasur, nuk ia ka ndjerë askujt”.
“Hallall nuk i kanë. Ka fundi e kuptova që jo vetëm asaj por askujt nuk po ia ndjen për mua”.