Gjesti flet pas zarfit të zi: Po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Gjesti flet pas zarfit të zi: Po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Pas leximit të zarfit të zi në Big Brother VIP Albania, i cili konfirmoi shkeljen e rëndë të rregullave nga Gjesti, reperi nga Peja është deklaruar për herë të parë mbi veprimin e tij.

Ai pranoi se kishte kaluar një moment të vështirë emocional, duke përmendur se ndjehej i ngarkuar nga dy persona brenda shtëpisë, ndonëse nuk i përmendi me emër.

“E pata një moment të vështirë, jam duke marrë ngarkesë të madhe prej dy personave brenda që s’po ma kupton askush. E di që kam thyer rregulla, i kërkoj falje Vëllait të Madh. Edhe krejt publikut që ndoshta është shqetësuar për gjendjen time, por mirë jam”, u shpreh ai.

Gjesti kaloi murin/ Zarf i Zi në Big Brother

“Mu ngushtua për brenda zemra, desha të ikja”, Gjesti diskuton me Eglin pas momentit ku tentoi të arratisej nga BBVA

Shpërndaje në: