Gjest fantastik – Të gjithë në fushë po e prisnin lojtarin e Leicesterit derisa ai po hante iftarin

Gjest fantastik – Të gjithë në fushë po e prisnin lojtarin e Leicesterit derisa ai po hante iftarin

Vitin e kaluar Premierliga kishte vendosur që loja të ndëpritet në kohë iftari për t’u mundësuar lojtarëve së paku të pijnë ujë apo të hanë banane.

Pikërisht sezonin e kaluar një moment i tillë i ndodhi futbollistit të Leicester Cityt, Wesley Fofana. Gjyqtari ndali lojën dhe lejoi lojtarin që të dilte jashë vijave të fushës për të pirë ujë.

Edhe gjatë këtij vikendi, Fofana luajti me Ramazan. Madje, trajneri Rodgers dha një koment interesant.

“Fofana ishte duke agjëruar. Ai as nuk kishte ngrënë buk, e as nuk kishte pirë asgjë, tërë ditën. Të shohësh atë të luaj në atë nivel, tregon çfarë top lojtari është”, ka thënë pas takimit trajneri i Leicester.

Ka shumë momente të tilla interesante, ku futbollistët kanë lënë futbollin për pak minuta në mënyrë që të hanë diçka në kohën e iftarit.

 

Shpërndaje në: