Gjermania vendos kontrollet nëpër pika kufitare
Ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser, njoftoi të hënën se vendi do të shtrijë kontrollet e përkohshme në të gjithë kufijtë tokësorë gjermanë në atë që ajo e përshkruan si një përgjigje ndaj migrimit të parregullt dhe për të mbrojtur vendin nga kërcënimet ekstremiste.
Ministria e Brendshme tha se e njoftoi Brukselin për urdhrin për vendosjen e kontrolleve kufitare në kufijtë tokësorë me Francën, Luksemburgun, Holandën, Belgjikën dhe Danimarkën për një periudhë prej gjashtë muajsh, raportoi Associated Press.
Kontrollet do të fillojnë më 16 shtator dhe do të vijnë si shtesë e kufizimeve tashmë të vendosura në kufijtë tokësorë të Gjermanisë me Poloninë, Republikën Çeke, Austrinë dhe Zvicrën.
Faeser tha: “Ne po forcojmë sigurinë tonë të brendshme përmes veprimeve konkrete dhe po vazhdojmë qëndrimin tonë të ashpër kundër migrimit të parregullt.”, ka thënë Faeaser.
Ajo ka shtuar, se “derisa të arrijmë mbrojtje të fortë të kufijve të jashtëm të BE-së me Sistemin e ri të Përbashkët Evropian të Azilit, ne duhet të rrisim edhe më shumë kontrollet në kufijtë tanë kombëtarë.”
Masa vjen pas një sulmi vdekjeprurës me thikë në Soligen kur një ekstremist islamik vrau tre persona muajin e kaluar dhe pasi policia në Mynih shkëmbeu zjarr me një person të armatosur pranë konsullatës izraelite javën e kaluar.
Këto masa vijnë në mes të presionit politik në rritje ndaj qeverisë së koalicionit gjerman, pasi Alternativa e Ekstremit të Djathtë për Gjermaninë fitoi zgjedhjet shtetërore në Turingi këtë muaj.