Gjermania shpall vitin 2020 vit të Beethovenit
Gjermania po organizon festime të mëdha për përvjetorin e 250 të lindjes së kompozitorit të madh Ludwig van Bethoven. Qeveria madje e sheh këtë si një ‘detyrë kombëtare’.
Koncerte, shfaqje operash, festivale dhe ekspozita për nder të kompozitorit do të zhvillohen në të gjithë vendin gjatë gjithë vitit, në nder të kompozitorit klasik gjerman, përcjell Periskopi nga Deutsche Welle.
Do të mbahen me qindra koncerte muzikore dhe ekspozita, dhe për këtë qeveria ka ndarë mbi 40 milion Euro.
Festimet kanë filluar dje, me një hapje zyrtare në Operën e ish-kryeqytetit gjerman Bon, përkatësisht me 16 Dhjetor – që besohet të jetë ditëlindja e tij e 249 – dhe përfundon në 17 Dhjetor 2020.
Iu kujtojmë se viti 2018 ishte shpallur nga Qeveria Haradinaj II si vit i Skënderbeut. Kjo qeveri kishte ndarë 500 mijë euro për festimet për heroin tonë mesjetar./Periskopi