Gjermania ‘shkon’ në shtëpi – Anglia fiton Kampionatin Evropian në konkurrencën e grave
Kampionati Evropian në konkurrencën e grave i ka takuar kombëtares së Anglisë.
Anglia ka fituar finalen ndaj Gjermanisë, me rezultatin 2:1, vetëm pas vazhdimeve.
90 minutat e rregullta përfunduan me rezultatin 1:1, por anglezet ishin më të mira në vazhdime dhe morën fitoren.
Golin e parë në këtë ndeshje e shënoi futbollistja Toone në minutën e 62’, kurse Gjermania barazoi me Magull në minutën e 79’.
Kur të gjithë menduan se ndeshja po shkonte drejt penalltive, Anglia gjeti golin me Kelly, në minutën e 111’.
Kështu, Anglia fiton Kampionatin Evropian në konkurrencën e grave, pas një finaleje mjaft të lodhshme.