Gjermania shkon në pushim me avantazh të lehtë ndaj Japonisë
Ka përfunduar pjesa e parë e duelit Gjermani – Japoni.
Kombëtarja e Gjermanisë ka shkuar në pushim me avantazhin 1-0.
Golin e vetëm në 45 minutat e parë e shënoi Ilkay Gundogan nga penalltia pas 33 minutave lojë.
Gjermanët kishin posedimin dhe rastet e shënimit, teksa në fundin e duelit shënuan edhe me Havertz, por që goli u anulua për shkak të pozicionit jashtë loje.