Gjermania nuk po ka pikë mëshire për Letoninë, ky është rezultati i pjesës së parë
Gjermania po luan kundër Letonisë, një ndeshje miqësore e cila konsiderohet si test para fillimit të Euro 2020.
Ashtu edhe siç pritjer, Gjermania nuk po e ka të vështirë këtë sfidë, ku praktikisht e kanë mbyllur ndeshjen pasi që kanë shënuar 5 herë në portën e kundërshtarë vetëm në pjesë të parë, transmeton Periskopi.
Golat u shënuan nga Gosens në minutën e 19-të, Gundogan në minutën e 21, Muller në të 27-tën, Havertz në të 39-tën, dhe Gnabry në minutën e 45-të.