Gjermania mbetet përgjegjëse për një prej goditjeve të lira më të çuditshme ndonjëherë

Gjermania mbetet përgjegjëse për një prej goditjeve të lira më të çuditshme ndonjëherë

Kur bëhet fjalë për kompeticionet e rëndësishme, gjermanët janë gjithmonë aty dhe seriozë.

‘Die Mannchaft’ ka një histori për t’u krenuar në futboll dhe ndodhë shumë rrallë që ata mos të jenë deri në fazat finale prezentë.

Katër herë fituese e botës dhe tre herë e Kampionatit Evropian, Gjermania është padyshim një prej superfuqive të futbollit me Kombëtare, transmeton Periskopi.

Viti 2014, veç triumfit në Kupën e Botës, mbahet mend nga Gjermania edhe për një incident komik në ndeshjen me Kombëtaren e Algjerisë.

Ndeshja shkoi në vazhdime, me algjerianët që disi arritën ta mbajnë të heshtur Gjermaninë.

Në kërkim të një momenti kreativ për të inspiruar golin, gjermanët tentuan një prej rutinave më të çuditshme nga gjuajtja e lirë që do të shihni.

Në fakt, është e vështirë ta përmbledhim me fjalë, kështu që ndoshta është më mirë që ta shihni vetë më poshtë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: