Gjermania investon fuqishëm në përmirësimin e ajrosjes për ta luftuar koronavirusin
Qeveria gjermane do të investojë 500 milionë euro në përmirësimin e sistemit të ventilimit të ajrit në ndërtesa publike për të ndihmuar në shpërndarjen e koronavirusit.
Grantet do të jepen për të përmirësuar qarkullimin e ajrit në ndërtesa publike, muze, teatre, universitete dhe shkolla. Firmat private ende nuk janë të përfshira.
Viruset që shpërndahen në spërkla të quajtura aerozole, që lëshohen nga njerëzit e infektuar – veçanërisht kur kolliten apo teshtijnë, shkruan BBC, përkthen Periskopi.
Studimet tregojnë se këto spërkla me viruse mund të mbeten në dhomën e ajrit për të paktën tetë minuta.
Moti i ftohtë i vë njerëzit më në rrezik për shkak se ata kalojnë më shumë kohë brenda hapësirave të mbyllura.
Qëllimi kryesor është përmirësimi i sistemeve ekzistuese të ajrimit, dhe jo instalimin e sistemeve të reja, që kushton më shumë. /Periskopi