Gjermania hap një dritare shprese për liberalizimin e vizave këtë vit

Periskopi.com Lajme

Një dritare e re e mundësisë për liberalizimin e vizave për Kosovën është hapur pasi edhe ministri shtetëror për çështje evropiane i Gjermanisë, Michael Roth, është shprehur se Gjermania konsideron se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizim vizash, se përkrah liberalizimin dhe do të angazhohet për këtë çështje fuqishëm në Bruksel, shkruan sot Koha Ditore.

Edhe pse në parim Gjermania edhe deri tash ka mbështetur procesin e liberalizimit të vizave, ajo është përmbajtur nga prononcimi i qartë se a janë përmbushur apo jo kushtet. Përderisa vendet si Franca dhe Holanda janë shprehur kundër liberalizimit të vizave, Gjermania nuk e ka shprehur deri tash qëndrimin. Por përfaqësuesit e këtij shteti në diskutimet në Bruksel, në të kaluarën, e kishin quajtur vlerësimin e Komisionit Evropian se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet si një “veprim të nxituar”.

Në rrethanat kur Franca dhe Holanda ishin shprehur kundër, ku Spanja e sheh këtë temë si “problematike” dhe kur Gjermania nuk kishte qëndrim, gjasat që në Këshillin e BE-së të lëvizin gjërat në favor të Kosovës ishin pothuajse joekzistente.

Shpërndaje në: