Gjermania është shteti më anti-amerikan në Europë

Gjermania është shteti më anti-amerikan në Europë

Përse duhet Amerika të jenë spiranca e mbrojtjes së Gjermanisë? Ajo bën marrëveshje me Rusinë, asnjëherë nuk i është përmbajtur zotimeve në NATO, si dhe është shteti më anti-amerikan në Europë.

Shkruan Victor Davis Hanson

Presidenti Trump rishtas urdhëroi largimin e rreth 12 mijë trupave nga personeli ushtarak amerikan të stacionuar në Gjermani. Pas kësaj do të mbeten rreth 24 mijë ushtarë amerikan ende në atë shtet.

Pak më shumë se gjysma e trupave të tërhequra do të kthehen në shtëpi. Të tjerët do të dislokohen në shtete tjera anëtare të NATO’s, si në Belgjikë, Itali, dhe ndoshta në shtetet e Baltikut dhe ato lindore europiane.

Kancelarja gjermane Angela Merkel thuhet të jetë tërbuar nga zemërimi. Ajo pretendon se dislokimi do të “ dobësoj aleancën e NATO’s”. Interesat komercial gjerman kërcyen duke thënë se tërheqja e trupave do të dëmtoj bizneset e tyre me dekada të vjetra në ofrimin e shërbimeve në bazat amerikane.

Ndoshta, por Merkel me siguri nuk do të mund të jetë habitur. Gjashtë vite më parë, të gjithë anëtarët e NATO’s u zotuan se do të shpenzojnë 2 për qind të BPV në mbrojtje. Megjithatë, vetëm tetë prej nga njëzetenëntë e kanë mbajtur fjalën. Gjermania shpenzon vetëm rreth 1.4 për qind të BPV në mbrojtje. Si anëtari më i madh, më i pasur dhe më i fuqishëm europian i NATO’s, ajo udhëheq me shembull për të tjerët në aleancë.

Mos përmbajtja e zotimit të 2014’s nga Merkel ndihmon të kuptohet se përse anëtarët më pak të pasur dhe me më pak ndikim në aleancë po ashtu nuk shohin arsye t’i përmbahen obligimeve të tyre.

Gjermania sigurisht e di se 2020’ta shënon 75 vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, dhe 29 vjetorin e rënies së Murit të Berlinit – përfundimi simbolik i Luftës së Ftohtë.

A do të vijë një moment në të ardhmen kur Europa do të ketë vetëbesimin e mjaftueshëm që të bëhet partner i plotë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), sesa një klient prej tetë dekadash?

NATO, natyrisht, ende ofron mbrojtje të përbashkët të Europës, por zakonisht duke u mbështetur me tepri në kontributin ushtarak të SHBA’së. Kjo varësi duket edhe më i çuditshëm kur Bashkimi Europian ka BPV’në agregate gati të barabartë me Amerikën.

Më e rëndësishmja, kërcënimi ndaj NATO’s tani gjendet tek anëtari zullumqar Turqia, posaçërisht me ngacmimin e Greqisë dhe qëndrimin në rritje agresiv në Lindjen e Mesme.

Rusia gjithmonë paraqet një kërcënim ndaj Europës. Por pikat kontestuese nuk janë me gjasë më në kufirin e Gjermanisë, por më në lindje, në shtetet e Baltikut apo në kufirin mes Rusisë dhe Polonisë.

Për më shumë, qeveria e Merkel ka arritur, me gjithë ankesat amerikane, një marrëveshje të madhe të për gaz natyral me Rusinë që tani është nën disa sanksione të SHBA’së dhe me mungesë në kesh.

Eksporti i energjisë së Rusisë në Gjermani thuhet t’i sjellin atyre përfitime prej 10 miliardë dollarë në vit, që me shumë gjasë do të dyfishohet atëherë kur tubacioni shtesë drejt Gjermanisë të përfundohet.

Merkelit i pëlqen t’i jap mësim botës në çështje morale, por çka ka aq të ndershme në forcimin e presidentit rus Vladimir Putin, që së fundi e aneksoi Krimenë dhe duket se tani ja ka mësyrë Bjellorusisë? Si një Justinian i kohëve moderne, që ktheu shumë nga perandoria e humbur perëndimore romake, Putini si duket mendon se mund të absorboj republikat e humbura sovjetike.

Në sondazhet e fundit, gjermanët janë më anti-amerikan se çdo komb tjetër në Europë. Ndërsa diku rreth 75 për qind e amerikanëve besojnë se SHBA ka ende marrëdhënie të mira me Gjermaninë, dikue treta e gjermanëve mendojnë të njëjtën për SHBA’në. Në disa sondazhe, gati gjysma e popullatës gjermane duan që trupat amerikane të largohen.

Duhet cekur se Gjermania grumbullon tepricën e tregtisë vjetore me SHBA’në, më shumë se çdo shtet në Europë – përafërsisht 55 miliardë deri 70 miliardë në shumicën e viteve. Administrata e Trump thotë se kjo vlerë është rritur kryesisht për shkak të asimetrisë në tarifa dhe tatime, ku Gjermani është larg më proteksioniste prej dy partnerëve.

Me Gjermaninë tani të bashkuar, të pasur, dhe shpesh të zemëruar, si dhe me kërcënimin sovjet gati të hequr, është Gjermania- ajo që ka ndryshuar pikëpamjen ndaj dikur partneritetit solid me SHBA’në.

A beson me të vërtetë Merkel se nëse shteti i saj bën ujdi të mëdha me kërcënimin më të madh e historik të NATO’s, është shteti më anti-amerikan në Europë, dhe vazhdon të refuzoj t’i mbaj premtimet e shtimit të shpenzimeve në mbrojtje, Gjermania ende meriton një përkushtim të madh amerikan prej 36 mijë trupave si spirancë e sigurisë së saj?

Ka një paralajmërim që administrata e Trump dhe shtetet e tjera europiane ndoshta do të duhej të kishin në konsideratë.

Sipas themeluesve, NATO ishte krijuar për tre arsye: që gjithmonë të mbajnë rusët agresivë ‘jashtë’ Europës, të mbajnë izolacionistët amerikanë ‘brenda’ që ta mbrojnë atë, si dhe të mbajnë gjermanët e paepur ‘të nënshtruar’ për t’ju shmangur përsëritjes se invadimeve të tyre që ndezën të dy luftërat botërore.

Me fjalë tjera, përkushtimi i madh në mbrojtje ndaj Gjermanisë shpesh mosmirënjohëse gjatë tetë dekadave nuk ishte krijuar jo vetëm si bazë qendrore prej ku do të mbronin Europën nga ambiciet e vjetra të Rusisë, por po ashtu edhe për t’i përkujtuar gjermanëve të kaluarën e tyre të ndërlikuar.

Ky misioni i tretë duket i fosilizuar e qesharak tani. Por nuk është harruar tërësisht, dhe mund të jetë shpjegimi se përse të shumtë në Europë – e disa edhe në Gjermani – brengosen kur ushtarët amerikanë largohen nga Gjermania.

(Victor Davis Hanson është historian dhe ligjerues i njohur ‘Institutin Hoover’ në SHBA. Ky artikull është botuar në revisten amerikane ‘National Review’)

Shpërndaje në: