Gjermania e re e Angela Merkelit

Gjermania e re e Angela Merkelit

BERLIN – Unioni kristian demokratik i kancelares gjermane Angela Merkel mund të ketë fituar shumicën në zgjedhjet federale të shtatorit, por kjo nuk do të thotë që e ardhmja e vendit është e qartë. Ajo që del nga përpjekja e Merkelit për të formuar koalicionin e ri me të Gjelbrit dhe Demokratët e Lirë nuk do t’i japë formë vetëm trajektorës ekonomike në muajt e ardhshëm; ajo poashtu do të përcaktojë fatin e transformimit të vendit në një shoqëri seriozisht të hapur.

Në më pak se një gjeneratë, Gjermania, dikur e sëmura e Evropës, është bërë një superfuqi ekonomike globale. Por e vërteta është që suksesi aktual ekonomik i Gjermanisë është më pak rezultat i politikave të mira sesa i kushteve të jashtme të favorshme, veçanërisht në evropë, që kishte kërkesë të madhe për eksportet gjermane.

Që të jemi të sigurtë, reformat e rëndësishme ekonomike të brendshme e kanë lejuar Gjermaninë që të përfitojë nga këto kërkesa të jashtme. Por ato u ndërmorën shumë para se Merkeli të vinte në pushtet, dhe pak reforma ekonomike domethënëse janë implementuar përgjatë periudhës 12 vjeçare. Për shembull, investimet private të brendshme mbeten të dobëta, pjesësisht si pasojë e shërbimeve të mbirregulluara dhe të ngarkesave të rënda bukrokratike.

Për më shumë, ndërsa qeveria gjermane ka kërkuar austeritet nga fqinjtë e saj, e ka rritur ndjeshëm shpenzimin social në penzione dhe në transfere, duke bërë kështu që investimet publike të ktheheshin në negative. Rishikimi i nevojshëm i sistemit të taksave që mbështetej dikur nga CDU-ja ka dështuar nga materializimi. Dhe, megjithëse punësimi është rritur gjatë periudhës së Merkelit, krijimi i vendeve të reja të punës nuk ka pasur sukses në reduktimin e segmentit që merr paga të vogla në tregun e punës.

Partitë që është më e mundshme të formojnë qeverinë e ardhshme – CDU-ja [dhe partia motër bavareze, CSU], të Gjelbrit dhe Demokratët e Lirë – po luftojnë tashmë për atë se si t’i përdorin më mirë tepricat e mëdha fiskale të vendit për t’i shërbyer zgjedhësve të tyre respektivë. Çfarëdo vendimi që marrin, performanca ekonomike e Gjermanisë është e mundshme të mbetet e fortë, të paktën në aspektin e tregut dhe të buxhetit.

Testi i vërtetë i të ashtuquajturit koalicioni Xhamajkan [i emruar në bazë të ngjyrave të partive] është në çdo aspekt në fakt. Ajo çka i ka munguar Merkelit në arritjet e saj ekonomiko-politike, është kompenzuar në një gjë shumë të rëndësishme. Nën lidershipin e saj, Gjermania është bërë shoqëri më e hapur. Por poashtu, po bëhet gjithnjë e më e ndarë.

Deri më tsah, dikund 20% e banorëve gjermanë [82 milionë gjithsejt] kanë prapavijë prej emigranti, dhe gati pesë milion prej tyre janë myslimanë. Ky multikulturalizëm është reflektuar në ndryshimin e perspektivave për të gjithë gjermanët. Katër nga pesë gjermanët tashmë e konsiderojnë islamin dhe homoseksualitetin të jenë pjesë e shoqërisë gjermane; tre nga katër thonë të njëjtën për emigrantët dhe refugjatët. Dhe Gjermania ka një prej popullësive më pro-evropiane në kontinent.

Tri qeveritë e fundit, të udhëhequra nga Angela Merkel, kanë kontribuar fuqishëm në këtë transformim. Kritikët e quajnë Merkelin kancelaren e parë social-demokrate nga një parti konservative, sepse ajo ka përqafuar shumë politika progresive, ndërsa prejudikonte stabilitetin dhe vlerat tradicionale. Argumentueshëm, ndër vendimet më të rëndësishme – që gati sa i kushtoi me postin e kancelares, por që ndoshta i dha formë trashëgimisë së saj – ishte vendimi i vitit 2015, pavarësisht kundërshtimit tepër agresiv madje edhe në partinë e saj, për t’i pranuar gati 1,5 milionë azil-kërkues dhe t’i integronte në shoqërinë gjermane.

Qeveritë e udhëhequra nga Merkel poashtu e kanë mbështetur arsimimin në fëmijërinë e hershme dhe të drejtat e fëmijëve, ndërsa ka arritur progres substancial në barazinë gjinore. Një qasje më e gjerë dhe më fleksibile, rritja e lehtësirave për gratë me foshnje, dhe stimulimet e tjera financiare e kanë bërë rritjen e pjesëmarrjes së femrave për më shumë se 70%, një ndër më të lartat në botën e industrializuar. Qeveria aktuale gjermane poashtu ka implementuar një kuotë 30%-shi për gratë në bordet mbikëqyrëse të kompanive të mëdha, ka implementuar ligjin për transparencë në paga me qëllim reduktimin e hendekut gjinor në paga, që është ende në 21%.

Megjithëse këto reforma nuk i ka nisur Merkeli – sepse duhej të shmangte ata që në partinë e saj do ta kundërshtonin – ajo ofroi një mbështetje të heshtur. Ngjashëm, megjithëse Merkel votoi kundër në fillim të këtij viti për legalizimin e martesave të gejëve, gjë të cilën shumë në partinë e saj nuk e mbështesin, ajo e pranoi vendimin, duke deklaruar se ajo shpresoi që votimi jo vetëm që do të promovonte “respektimin ndërmjet opinioneve të ndryshme,” por edhe do të sillte “kohezion më social dhe paqë.”

Së fundi, është talenti i Merkelit për të kapërcyer ndarjet politike e sociale që e ka transferuar Gjermaninë në një shoqëri më të hapur. Dhe kjo, e jo politikat ekonomike, ka qenë arritja e saj më e madhe në pushtet. Në disa mënyra, Gjermania tashmë ka lëvizur përtej pikës së pakthimit në rrugën drejt hapjes, duke iu detyruar politikës së refugjatëve që e bëri Merkel në vitin 2015.

Mirëpo ende ka sfida të shumta. Përtej sfidave teknike e sociale të shoqëruara me një integrim të suksesshëm të refugjatëve, ndihet nevoja për tolerancë më të madhe ndaj islamit dhe për difersitet në përgjithësi mes gjithë gjermanëve. Ndryshime të mëtejme në familje dhe në politikat gjinore dhe një rishikim i sistemit arsimor është ende i nevojshëm.

Ndërsa Gjermania debaton se çka do të thotë të jesh gjerman, ajo që rezulton nga bisedat për koalicion do të përcaktojnë nëse qeveria e ardhshme e Merkelit do t’i konfrontojë këto sfida efektivisht. Nëse e bën, Merkel do të kujtohet si arkitektja e shoqërisë së re gjermane. | Project Syndicate | Përktheu: Periskopi

Shpërndaje në: