Gjermania e humb ndeshjen e parë në Botëror – Japonia kryen detyrën me sukses
Ka përfunduar takimi mes Gjermanisë dhe Japonisë, duel ky në kuadër të Botërorit 2022.
Ndonëse gjermanët e filluan më mire ndeshjen, madje kaluan edhe të parë në epërsi përmes penalltisë me golin e Gundogan, Japonia u rikthye fuqishëm në pjesën e dytë, shkruan Periskopi.
Japonezët treguan force dhe karakter të lartë, ku me dy gola përmes Doan dhe Asano shënuan fitore në 1:2 ndaj Gjermanisë që nuk tregoi asgjë.
Pra, ndeshja e parë për Gjermaninë, humbja e parë për ta.