Gjermania demolon Letoninë, i shënon plotë 7 gola
Sapo ka përfunduar ndeshja miqësore mes Gjermanisë dhe Letonisë.
Skuadra e Low, e ka treguar mentalitetin gjerman, pasi që i ka shënuar plotë 7 gola Letonisë edhe pse ishte vetëm një ndeshje miqësore, transmeton Periskopi.
Ata e kishin mbyllur ndeshjen në pjesë të parë pasi që shënuan 5 gola të shpejtë.
Golat u shënuan nga Gosens në minutën e 19-të, Gundogan në minutën e 21, Muller në të 27-tën, Havertz në të 39-tën, dhe Gnabry në minutën e 45-të.
Pjesa e dytë ishte më e qetë, pasi u shënuan edhe 3 gola, të cilët erdhen nga Werner në të 50-tën, Sane në të 76-të dhe nga Savaljevs për Letoninë i cili shënoi golin e nderit pas një super goditje nga distanca në minutën e 75-të./Periskopi